BallinaKronikeHodhën flakadanë në ndeshjen Shqipëri-Poloni, arrestohen 2 tifozë! Ja si u identifikuan...

Hodhën flakadanë në ndeshjen Shqipëri-Poloni, arrestohen 2 tifozë! Ja si u identifikuan edhe 13 të tjerë

spot_img
spot_img

Policia ka vendosur në pranga 2 prej 15 personave që hodhën flakadanë në ndeshjen Shqipëri-Poloni në stadiumin “Air Albania” të dielën (10 shtator).

Sipas policisë, pas analizimit të pamjeve filmike të stadiumit janë nxjerrë 15 foto të personave që kanë përdorur flakadanë. Raportohet se 300 flakadanë janë sekuestruar nga policia.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit identifikon dhe arreston dy persona pasi akuzohen se kanë hedhur flakadanë në ndeshjen Shqipëri-Poloni.

Sipas burimeve nga policia e cila bllokoi mbi 300 flakadanë, në vijim të punës për identifikimin dhe penalizimin e personave që kanë hedhur flakadanë apo tymuese në ndeshjen Shqipëri-Poloni janë marrë dhe analizuar pamjet filmike të stadiumit “Air Albania” dhe janë nxjerrë 15 foto të personave që kane përdorur këto lëndë. Dy prej tyre janë arrestuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular