Gazment Bardhi ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të folur për krizën e vazhdueshme dhe të pambarimtë të opozitës dhe përpjekjet për bashkimin e grupit parlamentar.
Bardhi u pyet nga gazetari Andi Tela, nëse ka ambicie për të qenë ai kryetari i Partisë Demokratike.
Ai nuk e mohoi një gjë të tillë, por tha se nuk e ka këtë ambicie në këtë moment, por ndoshta në të ardhmen!
“Patjetër çdo njeri ka ambicie që kur angazhohet në një forcë politike, të arrijë majën. Në këtë moment jo, nuk e kam menduar. Patjetër nuk jam njeri pa ambicie”, deklaroi Bardhi.