Masakra në Athinë/ U raportua se ishin shqiptarë, mediat greke zbulojnë origjinën e viktimave

0
440

Pasditen e të hënës Greqia u trondit nga një masakër, ku 6 persona u gjetën të vrarë me armë zjarri. Fillimisht u raportua se viktimat ishin shqiptarë, por mediat greke ngrenë dyshime se ata ishin turq dhe se posedonin karta identiteti franceze.

Sigurisht, hetimi i autoriteteve për identifikimin e plotë të tyre është ende në vazhdim, për të përcaktuar nëse sendet e identifikimit që dyshohet se janë gjetur në zotërim të viktimave janë origjinale apo false, shkruan Protothema.

Më tej gazeta greke raporton se ajo që është e sigurt që është fals janë targat e makinave gjermane, të cilat dyshohet si i janë vendosur mjetit.

Sipas informacioneve, skenari më i mundshëm është ajo e larjes së hesapeve për çështje droge.

Autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët që kanë ngritur pritë kanë qenë personat që ndodheshin në makinën me targa gjermane.

Kjo përforcohet  edhe nga pozicioni në të cilin janë gjetur viktimat. Sipas informacioneve, në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja , ndërsa policia është vënë në kërkim të një veture të zezë dhe një motoçikletë.