BallinaAktualitetAvokatja e Popullit Erinda Ballanca merr pjesë në konferencën mbi operacionet e...

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca merr pjesë në konferencën mbi operacionet e kthimit të detyruar

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e shoqëruar nga komisioneri i Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës Ahmet Prençi, si dhe nga Përgjegjësja e Sektorit të Bashkëpunimit me jashtë Migena Kamberi ndodhen në Romë të Italisë për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare me titull “Mbrojtja e të drejtave Themelore në Operacionet e Kthimit të Detyruar – Perspektiva Europiane”.
Qëllimi i konferencës është diskutimi rreth mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut gjatë operacioneve të kthimit të detyruar, mekanizmat kombëtare për parandalimin e torturës dhe opcionet e mundshme për bashkëpunim në kuadër të një projekti për implementimin e sistemit të monitorimit të kthimit të detyruar financiar nga BE (Projekti AMIF-Ayslum, Migration and Integration Fund 2014-2020).
Kujdesi shendetësor, mbrojtja e të drejtave të personave vulnerabël, përdorimi i forcës, orientimet ligjore në operacionet e kthimit të detyruar apo bashkëpunimet e ndryshme të karakterit ndërkombëtar janë disa nga panelet e diskutimit në konferencë.
May be an image of 7 people and people studying
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular