Çmenduri në “Elbasan Arena”/ Shqipëria përmbys Rumaninë me 3 gola. Berisha shënon një euro gol

0
724

Pas suksesit historik ndaj Polonisë në “Air Albania” emocionet e popullit kuqezi zhvendosen te Shpresat, me skuadrën e Alban Bushit që gjithashtu arriti që të shënonte një fitore mjaft të rëndësishme kundër Rumanisë në shifrat 3-2.

Kuqezinjtë e “vegjël” e panë veten në disavantazh të dyfishtë, ku pësuan në minutën e 47 dhe 58. Kristian Shpendi ngushton për 1-2 në të 63′, teksa Medon Berisha shënon një “predhë” të vërtetë. Mrekullia erdhi në minutën e 88 ku Pajaziti shënoi golin e përmbysjes.

Çmenduri në "Elbasan Arena"/ Shqipëria përmbys