jë sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar nga Policia Kombëtare e Spanjës, e cila po transportohej nga një anije peshkimi që drejtohej nga një shtetas shqiptar.
Sipas mediave spanjolle janë kaper rreth 2000 kilogramë kokainë, e cila po transportohej drejt brigjeve të Galicisë.
Në pranga ranë katër persona që ishin në anije, mes të cilëve një shqiptar, përfaqësues i organizatës që planifikonte të nxirrte ngarkesën në breg dhe kapiten i mjetit lundrues.
Droga, e cila i përket klanit ballkanik, është e njëjtë me 9.5 tonët e kapur në Algeciras. Deri më tani nuk dihen detaje nga aksioni në fjalë si dhe emrat e personave të arrestuar.