BallinaKryesoreNis të firojë bashkimi Bardhi-Berisha, në takimin e dytë mungojne mbi 10...

Nis të firojë bashkimi Bardhi-Berisha, në takimin e dytë mungojne mbi 10 deputete

spot_img
spot_img

Sot Gaz Bardhi dhe Sali Berisha po zhvillojnë takimin e dytë me deputetët. Ajo që bie në sy është se numri i deputetëve është më i pakët sesa në takimin e parë.  Në takimin e parë morën pjesë 43 deputetë, tek i dyti janë rreth 32 deputetë. Ndërkohë është konstatuar dhe bojkoti që deputetët i bënë Berishës në takimin hapës të fushatës në Kukës. Në takimin me dyer të mbyllura do të diskutohet për qëndrimin që do të kenë këta deputetë ditën e nesërme në seancën parlamentare. Gjithashtu mësohet se deputetët do të diskutojnë edhe për kërkesat që ata do të bëjnë për ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare.

Ata pritet të firmosin kërkesën që do t’i drejtohet Kuvendit për të ngritur komisionin për hetimin e koncensioneve në shëndetësi, për hetimin e vjedhjes së të dhënave të sistemit TIMS, dhe komisionin për hetimin e konfliktit të interesave për pushtetarët.

Pjesë e takimit janë edhe Berisha me Bardhin, por edhe aleatët e PD që dolën nga zgjedhjet e 25 prillit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular