Dy të rinj në Kamëz janë arrestuar nga policia pasi kanë rrëmbyer me forcë një të mitur dhe i kanë marrë varsen e floririt.
Policia thotë se nga veprimet hetimore dyshohet se 2 të rinjtë 21 vjeç në zonën e Bathores kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.
Njoftimi i policise
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor i koduar “Pressure”.
Futën në automjet, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i morën me dhunë varësen e floririt, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se dy shtetas i kishin marrë me dhunë varësen, një të mituri, në Bathore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Pressure”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasve:
– E. M., 21 vjeç dhe R. Sh., 21 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në Bathore, kanë futur në automjetin e tyre, një shtetas të mitur, pa dëshirën e tij, dhe i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e floririt, një aparat celular dhe automjeti i përdorur nga 2 autorët e dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.