Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e sotme Kolegjin e Kryetarëve në PD.
Sipas burimeve mësohet se gjatë mbledhjes është vendosur që deri në datën 5 tetor të kryhet verifikimi i plotë i anëtarësisë dhe më pas të ketë zgjedhje në të gjitha degët dhe strukturat lokale.
Gjithashtu mësohet se i gjithë ky proces do të mbyllet brenda datës 31 dhjetor, në mënyrë që pas kësaj date, struktura e partisë të jetë e riformatuar dhe gati për zgjedhjet e reja, kurdo që të mbahen.