BallinaPolitikeAgron Duka: PAA, një organizim i ri, një projekt i ri politik...

Agron Duka: PAA, një organizim i ri, një projekt i ri politik dhe ekonomik

Nga Agron Duka Kreu i PAA
PAA, një organizim i ri, një projekt i ri politik dhe ekonomik
Pas zgjedhjeve vendore, ku PAA mori më shumë se 44 mijë vota dhe përfaqësohet aktualisht në bashkitë e vendit me 52 këshilltarë, kemi vendosur të futemi në një fazë të re, jo vetëm të riorganizimit të partisë, por mbi të gjitha të forcimit të rolit tonë opozitar dhe profilit tonë, si parti me sfond ambientalist dhe agrar.
Startuam këtë shtator punën për riorganizimin e të gjitha degëve në çdo bashki. Bazuar në meritokraci dhe kontribut, udhërrëfyes për angazhimet e reja në nivel drejtues lokal do të jenë votat e zgjedhjeve vendore.
Një grup pune u ngarkua të rishikojë programin e PAA, mbështetur në boshtin tonë ideologjik si parti e qendrës.
Ne do të luftojmë për ndryshimin e kodit zgjedhor, për ti hapur rrugë garës së vërtetë politike, dhe jo favorizimit me ligj të partive të mëdha.
Edhe pse nisma ligjore e PAA për një mbështetje më të fortë dhe të drejtëpërdrejtë për fermerët u rrëzua nga kuvendi, ne do të vazhdojmë të luftojmë për këtë kauzë, sepse bujqësia është shtylla kurrizore e ekonomisë sonë kombëtare.
Do të luftojmë për të rritur standardet e turizmit, që të mos dehemi nga suksesi i numërimit të vizitorëve të huaj që erdhën sivjet, por të punojmë për një industri turizmi të cilit t’i numërojmë paratë dhe jo njerëzit.
Do të luftojmë për të zbatuar ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, bazuar në direktivat europiane të riciklimit, dhe jo në projektet e dështuara tashmë të incenerimit.
Vendi dhe shoqëria kanë nevojë për një forcë politike jo thjeshtë opozitare, por një forcë politike që ofron ide dhe alternativa se çfarë duhet bërë e si duhet bërë.
Ne dëshmuam që jemi dhe do të jemi edhe më të fortë, për të mirën e shoqërisë dhe vendit.
Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve për çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë marrë përsipër të bëjnë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular