Kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi ka folur sot dhe për bashkëpunimin me opozitën. Ai u pyet se në derën e cilit do të trokasë, të Gazment Bardhit, apo Lulzim Bashës, teksa tha se do të bashkëpunojë me atë që ka përfaqësinë ligjore.
“Ne do trokasim në zyrën në radhë të parë që ka përfaqësinë ligjore për t’u trokitur dhe në radhë të dytë që është i prirur të bëjë më të mirën për Shqipërinë. Se ku e cakton zyrën opozita nuk është çështja.
PD tani për tani e ka një kryetar të grupit parlamentar dhe një kryetar të partisë. Secila parti rregullohet me ligjet e veta”, tha Çuçi.
Ai theksoi më tej se “Kryetarin e PD-së e njeh gjykata nuk e njoh unë, kjo është shumë e qartë”. “Kryetarin e grupit parlamentar të një partie e njeh Kuvendit. Unë përgjigjem për grupin parlamentar të PS-së”, shtoi përfaqësuesi i PS.