Numri i të plagosurve për shkak të përmbytjeve në Libi ka kaluar 7000, tha të mërkurën një zëdhënës i shërbimeve të urgjencës. “Më shumë se 7,000 njerëz u plagosën,” citoi Al Jazeera TV deklaratën e tij.
Ai gjithashtu vuri në dukje se spitalet në terren janë vendosur në zonat e prekura nga përmbytjet, “shumica e spitaleve në Derna nuk janë duke punuar”. Shërbimet po përballen me vështirësi në shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga shirat e dendur dhe përmbytjet në Derna, që ndodhet në verilindje të vendit, është rritur në 7,000, tha një zëdhënës i Parlamentittë Libisë.
Më herët kanali televiziv Al Hadath raportoi se numri i viktimave arriti në 6000 vetëm në Derna. Këto të dhëna u konfirmuan të mërkurën nga Ministria e Shëndetësisë së Libisë, selia e së cilës ndodhet në Tripoli. Agjencia gjithashtu raportoi se pret që numri i të vdekurve të rritet në 10,000.