Çfarë do të ndodhë nëse Kuvendi njeh Bashën si kreun e grupit? Ja si pergjigjet Gaz Bardhi

0
190

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse Kuvendi do të njihte Lulzim Bashën si kreun e Grupit, kjo do të ishte “absurditet”.

Bardhi theksoi se kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit.

Ndërsa i kërkoi që të mos kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament. ” Një situatë e tillë do të sillte absurditet. Basha të sjellë 18 vota, 19 e ka të siguruar. Qëndrimi i Kuvendit është e qartë, Kuvendi të zbatojë rregulloren e parlamentit”, tha ai. 

Gazment Bardhi:  Janë mbledhur të gjitha firmat në mbledhjen e sotme dhe nesër do të depozitohen kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Kush është kreu i grupit e dini edhe ju, jo më kryetarja e Kuvendit. E ka sqaruar në mënyrë korrekte se si merren vendimet për një grup parlamentar.

Nuk kam asnjë dyshim që kryetarja e Kuvendit do të respektojë rregulloren e parlamentit dhe nuk do kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament.

Do jetë një listë të unifikuar folësish dh qëndrim të unifikuar të deputetëve të opozitës në seancë.

KONFLIKTI PER FUNKSIONET

Duke folur për konfliktet për postet në PD, Bardhit tha se takimet nuk janë për njohjen apo mos njohjen në funksionet partiake, por për të mbajtur një qëndrim të unifikuar në Kuvend.

“Në çdo rast nuk jemi mbledhur për të njohur apo mos njohur njëri-tjetrin, por për çështje të përbashkëta, jo për karrige. Lajmi i mirë për çdo opozitar është se opozita nga seanca e nesërme do të jetë e unifikuar në qëndrimin e saj në parlament”, u shpreh ai.