BallinaAktualitetHeronjtë shqiptarë rrëfejnë si shpëtuan 800 veta nga përmbytjet në Greqi: Rrezikuam...

Heronjtë shqiptarë rrëfejnë si shpëtuan 800 veta nga përmbytjet në Greqi: Rrezikuam jetën

spot_img
spot_img

Në Shqipëria Live sot folën në lidhje skype dy heronjtë shqiptarë që u kanë shpëtuar jetën 800 grekëve në Larisa nga përmbytjet.

Marsel Rabel i nga Mirdita dhe kunati i tij, Kreshnik Shyti nga Kukësi tregon përvojën e tyre të vështirë që u rrezikoi dhe jetën.

Greqia prej ditësh po përballet me përmbytjet ku deri tani rezultojnë 15 viktima.

“I kemi shpëtuar me një gomone të vogël që e përdorim për peshkim dhe për qef këtej në Greqi. Ne pamë ujin që po ngrihej niveli dhe bëra gati varkën. Vijnë zjarrfikëset që kërkuan ndihmë për të nxjerrë me varkën tre invalidë. Kështu filloi i gjithë angazhimi.

Ditën e parë filluam duke hequr të gjithë njerëzit që ishin në katet e para, më të rrezikuarit. Është zonë e madhe dhe nuk kemi pushuar shumë. Filluam kontrollin sa andej këtej për të parë mos kishte njerëz. Njerëzit thonin që marrim që në mëngjes zjarrfikësit dhe nuk vinte njeri.

Ne ishim si të vetmit që po merreshim me këtë aksion shpëtimi. Niveli i ujit ishte ngritur shumë dhe njerëzit frikësoheshin jashtë mase. Më pas nxorrëm 90% të njerëzve nga katet e dyta dhe treta, se pjesa tjetër nuk donin vetë të dilnin,” thonë ata.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular