Një 45-vjeçare në Tiranë është hedhur nga kati i pestë i një pallati në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se pas incidentit, 45-vjeçarja është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë rupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të incidentit.
Reagimi i Policisë:
Më datë 14.09.2023, rreth orës 19:25, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i banesës së saj shtetasja S. Xh., 45 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.