BallinaSportMakthi për Rumaninë në Shqipëri nuk merr fund! Pasi u turpëruan nga...

Makthi për Rumaninë në Shqipëri nuk merr fund! Pasi u turpëruan nga kuqezinjtë, pësojnë aksident në Tiranë

spot_img
spot_img

Rumania U21 u mund mbrëmë në “Elbasan Arena” nga Shqipëria me rezultatin 3-2. Kuqezinjtë arritën të kthejnë rezultatin nga 0-2 në 3-2, teksa makthi për Rumaninë nuk ka marrë fund aty.

Rrugës për në aeroport, skuadra ka pësuar edhe një aksident automobilistik. Fatmirësisht, askush nuk ka mbetur i dëmtuar dhe ka pasur vetëm dëme materiale. Vetë drejtori teknik i Federatës rumune e ka dhënë këtë lajm në studiot televizive në Rumani

“Për fat të mirë, absolutisht askush nuk është lënduar. Tani jam informuar prej tyre. Të gjithë janë mirë. Ata ishin rrugës për në aeroport. Ju e dini që ndeshja ishte në Elbasan, një orë e gjysmë nga Tirana. Ata ishin rrugës për në aeroport në autostradë. Ata ishin në autobus. Ka disa makina të përfshira. Nuk di të jap detaje. Por, më vjen mirë që të gjithë janë mirë”, shprehet drejtori Mihai Stoishita.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular