Policia e Tiranë në sajë të një operacioni të zhvilluar, ka ndaluar mbi 50 persona. Mësohet se këta persona janë ndaluar në kuadër të një operacioni antidrogë.
Nuk dihen detaje të mëtejshme, ndërsa pritet që të zbardhen të tjera informacione në vijim.
Mësohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan. Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.