Mediumi spanjoll “El Confidencial” ka plasuar një lajm këtë të enjte i cili ka bërë bujë të madhe në Spanjë.
Siç pretendon mediumi, tre lojtarë të Real Madridit janë arrestuar nga Policia e Madridit për shkak të dyshimeve se ata kanë zbuluar disa sekrete të natyrës seksuale.
Hetimet nga ana e policisë janë ende në faza të hershme, dhe emrat e tre lojtarëve të përfshirë në këtë rast nuk janë bërë publik.
Gjithmonë sipas El Confidencial, nëna e një të miture raportoi rastin më 6 shtator, se një nga të arrestuarit regjistroi një video seksuale të vajzës së saj dhe e përhapi atë .
Burimet e “El Confidencial” raportojnë se lojtarët e arrestuar janë pjesë e Real Madrid Castilla, ani pse ekziston një mundësi që edhe lojtarë tjerë, duke përfshirë edhe ata nga ekipi i parë, janë të involvuar në atë që po konsiderohet si skandal nga mediat në Spanjë.
Real Madridi ende nuk ka dhënë ndonjë komunikatë zyrtare për media rreth kësaj çështje, andaj mbetet të shihet nëse ata do të ndërmarrin ndonjë masë disiplinore karshi lojtarëve të përfshirë në këtë rast.