Britney Spears ka qënë në një lidhje me një ish-punonjës të shtëpisë, i cili ka patur një të kaluar kriminale, raporton “Page Six”.
Një burim ka treguar se ikona e pop-it, 41-vjeçe, ka qenë në romancë me ish të pandehurin, 37-vjeç, mes divorcit të saj nga Sam Asghari.
Megjithatë, një burim i dytë i brendshëm pohon se Spears nuk e tradhtoi kurrë burrin e saj të larguar, 29-vjeç, dhe pretendon se çdo thashethem se këngëtarja e hitit “Toxic” e ka takuar ish-punonjësin e saj janë “të rreme”.
Ndërsa një tjetër burim për “Page Six” ka shtuar se dyshja nuk po takohet më, dhe ata e ndërprenë marrëdhënien e tyre kur ajo u kthye nga Meksika.
Sipas burimeve, fituesja e çmimit “Grammy” ka patur vetëm një flirt të vogël me punonjësit por tashmë janë ndarë dhe nuk kanë asnjë komunikim.