BallinaKryesoreDOKUMENTI/Kolegji Zgjedhor vendosi pro PD, Indrit Sefa: Demokratë gëzohuni, fitorja e sotme...

DOKUMENTI/Kolegji Zgjedhor vendosi pro PD, Indrit Sefa: Demokratë gëzohuni, fitorja e sotme në Kolegjin Zgjedhor është e juaja dhe për ju

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor vendosi që Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha të njihet si grupimi më i madh i opozitës dhe rrjedhimisht të ketë 2 anëtarë në KZAZ.

Pas këtij vendimi të Kolegjit Zgjedhor, ka ardhur edhe reagimi i përfaqësuesit ligjor të PD-së, Indrit Sefës, i cili përmes një reagimi në Facebook, është shprehur se kjo është një fitore e gjithë demokratëve.

Sefa shton se PD nuk mund të lejonte që “bashkimi i halleve të ‘non gratave’ të zyrtarizohej edhe ligjërisht”.

Sipas tij, kjo fitore nuk ka të bëjë me zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Kukësit, por me zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Reagimi i Sefës:

Demokratë gëzohuni, fitorja e sotme në Kolegjin Zgjedhor është e juaja dhe për ju.

Së pari më duhet të bëj një shpjegim për injorancën juridike që ka mbuluar këtë betejë të fituar të Partisë Demokratike në Kolegjin Zgjedhor. Fitorja e sotme nuk kishte të bënte vetëm me zgjedhjet e pjesëshme në Kukës por për zgjedhjet e përgjithshme vendore të vitit 2027. Komisioneri (Z.Celibashi) dhe KAS kishin vendosur që në zgjedhjet vendore të vitit 2027 PD do të duhet të kishte vetëm një anëtar KZAZ dhe rrjedhimisht 1 anëtar ne KQV.  Partia Demokratike nuk mund të lejonte kurrësesi që bashkimi i halleve të NON GRATAVE që duan ti cojnë demokratët te LSI (PL) të zyrtarizohej ligjërisht.

Demokratë fitorja është e juaja dhe për ju sepse në zgjedhjet vendore të vitit 2027 Partia Demokratike do të ketë komisionerët e saj siç i ka pas gjithmon dhe kjo është një humbje për LSI (PL) dhe jo për ju.

Miqtë e mi mos bini pre e retorikës së atyre që duan tju çojnë në krahët e Ilir Metaj-t, ju keni shtëpinë tuaj dhe kontributi juaj është i vlerësuar vetëm në shtëpinë tuaj. Neveritini të gjithë ata që duan t’ju përdorin si mall shkëmbimi për të mbyllur hallet e tyre.

Partia Demokratike ka qënë, është dhe do të jetë gjithmon shtëpia juaj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular