BallinaAktualitetE drejta e votës për Diasporën Shqiptare

E drejta e votës për Diasporën Shqiptare

Nga Arian Galdini
E drejta e votës për Diasporën Shqiptare.
Me nismën e LRE, paralajmëruar në Kuvendin Zgjedhor të kësaj partie, zhvilluar në dt 17 qershor 2023, ne prej ditës së sotme, u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të mirë e patriotë, që ti bashkohen Këshillit të Diasporës për të Drejtën e Votës.
Nismëtarët e këtij Këshilli janë strukturat e LRE në Diasporë, në Itali, Greqi, Gjermani, UK dhe SHBA.
Por ky Këshill është i hapur dhe gjithëpërfshirës për çdo shqiptar të mirë e patriot pavarësisht nga bindjet apo përkatësitë politike.
Edhe pse LRE është Nismëtare e krijimit të këtij Këshilli, ky Këshill nuk do të jetë strukturë apo nismë e ndërvarur politikisht apo partiakisht nga LRE.
Këshilli i Diasporës për të Drejtën e Votës do të jetë i pavarur, apartiak dhe gjithëpërfshirës.
Edhe pse LRE hedh topin e parë të dëborës, ne mendojmë e besojmë se Orteku do të jetë i të gjithë shqiptarëve.
Këshilli i Diasporës për të Drejtën e Votës do të organizojë dhe kordinojë edhe Nismën për Firmosjen e Peticionit nga të gjithë shqiptarët për të kërkuar e fituar të drejtën e votës nga vendi ku jetojnë të gjithë emigrantët shqiptarë jashtë atdheut.
Kush dëshiron ti bashkohet Këshillit të Diasporës për të Drejtën e Votës dhe Nismës për firmosjen e Peticionit për të Drejtën e Votës së Diasporës, është i/e mirëpritur.
Ju lutem na kontaktoni në adresën e email:
Ose në whatsapp në nr:
+355672051564
Faleminderit nga zemra e suksese në këtë nismë fisnike e patriotike.
Diaspora Shqiptare duhet të votojë patjetër e domosdoshmërisht nga vendi ku jeton.
Jo më vonesa.
Koha për ta nisur e fituar këtë betejë.
Arian Galdini
Kryetar i LRE
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular