Detaje të reja janë bërë publike lidhur me megaopracionin “Tempulli”, ku në pranga ranë mbi 200 persona dhe u sekuestruan qindra lëndë narkotike, armë zjarri dhe para.
Gazetari Armand Bajrami, i ftuar në studion e emisionit “Open”, në Neës24, bëri me dije se ky megaoperacion u shtri në 5 qarqe dhe se goditjet janë kryer në të njëjtën orar, për të mos krijuar indice
Ai u shpreh se të arrestuarit nuk janë kokat e bandave kriminale, por dora e fundit e tyre, që janë shpërndarësit, ose “motoristët e picave”.
Më tej, gazetari Bajrami u shpreh se policia ka rënë në gjurmët e tyre duke u hequr si civilë dhe kanë shkruar tek ta si blerës të lëndëve narkotike.
“Sipas deklarimeve të policisë dhe Ministrisë së Brendshme janë të paktën 23 grupe kriminale që janë goditur. Dua të saktësoj se nuk kemi të bëjmë me një hetim të vetëm, por janë procedime të veçanta në 5 qarqe ku është shtrirë operacioni. Kanë qenë hetime të mëparshme të Prokurorive ndaj shpërndarësve. Është finalizuar dhe është menduar që goditja të bëhej në të njëjtën kohë ë të 5-ta qarqet.
Janë ushtarët, dora e fundit që ka drogën si mbajtës. Motoristët e picave. Në të 5 qarqet nuk kemi trafikant, madje shumë pak janë për kultivim. Pjesa më e madhe është për shitje. Operacioni ka qenë mirë organizim i policive në 5 qarqet, madje nisi në të njëjtën orar, rreth orës 04:30-05:00. Në disa qarqe operacioni është kryer me forca shtesë, të Tiranës ose Renea-s. Janë rreth 82 persona që janë në kërkim. Pjesa më e madhe e tyre janë shpërndarës, pika fundore. Agjentët e policisë janë hequr si civilë dhe kanë shkruar si blerës të lëndëve narkotike”, u shpreh Bajrami.