Të tjera detaje kanë dalë pas megaoperacionit anti-drogë të ditës së sotme, të koduar “Tempulli”, ku u arrestuan mbi 200 persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Policia ka saktësuar përmes njoftimeve specifike, numrin e të arrestuarve në secilin qark, si dhe të sendeve të sekuestruara gjatë operacionit.
Ajo që vihet re, është se numri më i madh i të arrestuarve është në Tiranë dhe në Vlorë.
Njoftimet për Megaoperacionin:
Qarku Vlorë
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Vlorë, janë vënë në pranga 69 shtetas.
Janë sekuestruar:
– 118.02 kg cannabis sativa, 190.7 gramë kokainë, 99.82 gramë Ekstazi, 133.76 gramë MDMA, sasi drogash GAB dhe Poppers.
-4 pistoleta, 2 armë sportive, municion luftarak, 35 automjete, targa.
-199 celularë, peshore elektronike, 6 armë të ftohta, përforcues grushti, 1 elektroshok, mulli për bluarjen e lëndës narkotike.
-Një uniformë policie, jelek policie, dokument policie.
-1 801 000 lekë, 38 845 euro, 110 dollarë.
Megaoperacioni vijon.
Qarku Gjirokastër
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Gjirokastër, është vënë në pranga 1 shtetas.
Janë sekuestruar:
-1 kg e 127 gram
kanabis sativa,
-disa bimë kanabis sativa,
-6 aparat celularë.
Megaoperacioni vijon.
Qarku Korçë
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Korçë, janë vënë në pranga 26 shtetas.
Janë sekuestruar:
– 1 kg e 169 gr kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, një sasi lënde heroinë, fara kanabisi, 7 peshore elektronike, fishekë luftarak;
– 35 celularë, 9 automjete, 1 motomjet, 350.000 lekë të rinj, 5570 euro, 1100 dollarë;
-Gjithashtu, janë sekuestruar pajisje si të Policisë, 1 dokument i dyshuar i falsifikuar.
Megaoperacioni vijon.
Qarku Tiranë
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Tiranë, janë vënë në pranga 90 shtetas.
Janë sekuestruar:
– 10 kg kanabis, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine dhe 12 peshore elektronike;
– 1 armë zjarri pistoletë;
– 78 celularë, 12 automjete, 3 motomjete, 4 500 000 lekë, 30 000 euro, 6 000 paund;
-Gjithashtu, janë sekuestruar 12 targa automjetesh.
Megaoperacioni vijon.
Qarku Fier
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Fier, janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas.
Janë sekuestruar:
-304 gramë kanabis dhe 26.30 gramë kokainë;
-1 armë e ftohtë (shkop si ai i policisë);
-8 celularë, 3 automjete, 2 milion lekë të rinj;
-Gjithashtu, janë sekuestruar pajisje si të Policisë (1 uniformë policie dhe stema policie).
Megaoperacioni vijon.
Qarku Durrës
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Durrës, janë vënë në pranga 29 shtetas.
Janë sekuestruar:
-4 kg kanabis, 170 gr kokainë, 180 gr heroinë, 72 gr krak, 15 peshore elektronike.
-1 armë zjarri beretë, 1 shotgan, 12 fishekë, 2 shkop metalik, 1 elektroshok, 2 armë të frohta (përforcues grushti).
-65 celularë, 10 automjete, 720.000 lekë të rinj, 2880 euro, 100 paund.
Megaoperacioni vijon.
Qarku Dibër
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Dibër, janë vënë në pranga 3 shtetas.
Janë sekuestruar:
-1 kg canabis sativa dhe disa doza canabisi, 270 fara canabisi, 1 mulli që shërben për bluerjen e lëndës narkotike dhe 2 peshore elektronike.
-1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, 1 pushkë sportive dhe 2 krëhra pistolete me 4 fishek dhe 344 municion luftarak.
-dhejtra metra fitil zjarr-përcjellës.
-1 automjet dhe 3 aparate celularë
-Gjithashtu, është sekuestruar një jelek me mbishkrimin “Policia”.
Megaoperacioni vijon.
Qarku Elbasan
Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, në qarkun Elbasan, janë vënë në pranga 10 shtetas.
Janë sekuestruar:
-1100 gram kanabis, 52 doza kokainë, 1 peshore elektronike, mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;
-2 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehëra me 150 fishekë luftarak, 1 armë zjarri pistoletë, 4 armë të ftohta (thika, doreza metalike);
-4 celularë, 81 000 lekë të rinj, 395 euro.
Megaoperacioni vijon.