BallinaKronikeShfrytëzonte 4 fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe kërcënoi...

Shfrytëzonte 4 fëmijët e saj të mitur për të lypur dhe kërcënoi punonjësen sociale, procedohet penalisht nëna 37-vjeçare

spot_img
spot_img

Një 37-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi shfrytëzonte 4 fëmijët e saj të mitur, për të lypur.

Mësohet se shtetasja me iniciale N. R., akuzohet për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”, pasi kanosi me fjalë punonjësen sociale.

Gruaja është konstatuar nga uniformat blu në rrugën “Dritan Hoxha”, në kryeqytet, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur.

Njoftimi i policisë

Shfrytëzonte fëmijët e saj të mitur për të lypur, si dhe kanosi me fjalë punonjësen sociale, procedohet penalisht 37-vjeçarja. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të planit të masave, për parandalimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge, të cilët shfrytëzohen për të lypur, kanë vijuar kontrollet intensive dhe kanë evidentuar një rast të kësaj paligjshmërie.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen N. R., 37 vjeçe, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

Kjo shtetase është konstatuar në rrugën “Dritan Hoxha”, së bashku me 4 fëmijët e saj të mitur, të cilët i kishte nxjerrë për të lypur. Gjithashtu, 37-vjeçarja, ka kanosur me fjalë, punonjësen sociale. Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie do të vijojnë në të gjithë kryeqytetin.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që nëse do të konstatojnë raste të fëmijëve në situatë rruge, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Gjithashtu apelon për të gjithë prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve që të mos i shfrytëzojnë ata për këtë aktivitet, pasi do të përballen me ligjin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular