BallinaKronikeAksidente tragjike në rrugët e Kosovës, 5 të vdekur në pak orë

Aksidente tragjike në rrugët e Kosovës, 5 të vdekur në pak orë

spot_img
spot_img

Pesë të vdekur janë regjistruar gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugët e Kosovës.

I fundit ka qenë një aksident ku 3 këmbësorë janë goditur nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësori i tretë i cili mbeti i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lajmin u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 21:30, policia është informuar për një aksident që ka ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Si pasojë, dy nga këmbësorët kanë vdekur. Vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njëri nga këmbësorët që ka mbijetuar, është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës”, ka thënë Rugova.

Ai ka bërë të ditur se shoferi i makinës ndodhet në stacionin e Policisë në Pejë. Kujtojmë, se në Kosovë kanë ndodhur edhe dy aksidente tjera në Prishtinë e Podujevë. Si pasojë kanë mbetur të vdekur tre persona.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular