Avokati Naim Hasani, ka qenë i ftuar ditën e sotme në një lidhje të drejtpërdrejtë me gazetaren Lili Saraçi në edicionin e lajmeve të orës 11:00.
Ai ka folur në lidhje me problematikën e shqiptarëve në Britani dhe kërkesat e shumtë për azil në ishull.
“Deri në vitin 2022, 15-20 % të meshkujve shqiptarë kanë marrë azil, ndërsa sa u përket femrave kanë marrë 90% e femrave Azil.
Pas bumit të madh të gomoneve, qeveria Britanike ka ndryshuar rregullat e azilit dhe e ka bërë më të vështirë marrjen e azilit.
Qeveria aktuale Britanike e ka cilësuar Shqipërinë tek vendet e sigurta, a është kjo e vërteta që shqiptarët shikojnë në këtë vend. Unë kam dyshime të forta, por qeveria Britanike ka marrë këtë vendim.
Ka pasur një rënie të numrit të kërkesave gjatë vitit 2023, dhe politika e Britanisë për ta quajtur si vend i sigurtë ka bërë që të ketë rënie. Por nuk mund ta kuptoj se si mundet Shqipëria të futet vend i sigurtë në rang me Zvicrën, Australinë apo vende të tjera të BE-së”, u shpreh Hasani.