Sali Berisha, deklaroi në Asamblenë e të Zgjedhurve Vendorë të zgjedhur nën siglën e PL, se ata janë misionarë të rivendosjes së pluralizmit politik.
“Së pari, u përshëndes ju shumë përzemërsisht, përshëndes të gjithë të zgjedhurit vendorë të opozitës, kudo që janë, mbështetësit, simpatizantët tuaj dhe theksoj se roli juaj ështshme.ë i një rëndësie të jashtëzakonshme, deklaroi sot Berisha.
Por, Berisha në këtë akt të tij politik ka kopjuar kreun e PD, Lulzim Basha i cili pak ditë më parë mblodhi të gjithë këshilltarët e dalë nën siglën e PD zyrtare, duke thënë se zëri i tyre do të jetë në përfaqësim të qytetarëve dhe jo karrigeve personale.
Por ajo që shihet është që Sali Berisha po kopjon Bashën, duke bërë takime me këshilltarët e bashkive që në shumicë i përkasin Metës dhe PL.