Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur gjatë ditës së sotme kryebashkiakët e zgjedhur nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Gjatë mbledhjes, është themeluar Shoqata e Bashkive dhe janë zgjedhur organet e reja përfaqësuese të këtij organizmi.
Më poshtë janë edhe emrat që do të mbajnë pozicionet drejtuese të këtij organizmi.
NJOFTIM PËR SHTYP
Njoftim i Asamblesë së të Zgjedhurve Vendorë Demokratë!
Sot, në 16 shtator u zhvillua Asambleja e të Zgjedhurve Vendorë Demokratë nën kujdesin e Prof. Dr. Berishës dhe me iniciativën e 6 kryetarëve të bashkive demokrate, të dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit, kryesuar nga Kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja, Kryetari i Bashkisë Memaliaj, Albert Malaj, Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Mylyshi, Kryetarit të Bashkisë Pukë z.Rrok Dodaj, Kryetarit te Bashkisë Has z. Miftar Dauti dhe Kryetarit të Bashkisë Fushë-Arrëz z.Hil Curri.
Asambleja e të Zgjedhurve Vendorë:
- Denoncoi farsën zgjedhore të zgjedhjeve të 14 Majit dhe paraqiti domosdoshmërinë e votës së lirë.
- Mbështeti dhe inkurajoi Kryetarët dhe Këshilltarët e Bashkive në betejat për fuqizimin dhe rivendosjen e autonomisë vendore në Shqipëri.
- Parashtroi platformën demokrate për mbrojtjen dhe thellimin e demokracisë lokale, decentralizimit, përshpejtimit të integrimit, përsosjes së shërbimeve dhe financimeve publike, zhvillimit rajonal, rishikimit të reformës territoriale e çështje të tjera lokale.
- Asambleja rithemeloi Shoqatën e Bashkive dhe zgjodhi organet e reja përfaqësuese të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë:
– Fisnik Qosja, Kryetar i ShBSH
– Albert Mëlyshaj, Nën/Kryetar
– Albert Malaj, Nën/Kryetar
– Ilir Alimehmeti, Drejtues i Dhomës së Këshilltarëve Bashkiak
– Miftar Dauti, Drejtues i Dhomës së Qarqeve.