BallinaOP EDNdodhitë e pseudo opozitës!

Ndodhitë e pseudo opozitës!

spot_img
spot_img

Nga Edlira Devolli Leka

Në seancën plenare të dt 14.09.2023, një nga pikat për t’u votuar ishte për ndihmën që Qeveria Federale Gjermane i jep vendit tonë një grant 6.5 milion euro për mbetjet, (procesi i riciklimit).

Duke vlerësuar ndihmën që shteti Gjerman ofron duke mbajtur në konsideratë problematikat për mjedisin, Grupi Parlametar i PD vendosi te votoj “Pro”.

Po listoj edhe disa arsye të tjera logjike për votën “pro”.

1.Ndihma nga Qeveria Federale Gjermane është grant (JO BORXH), 6.5 milion euro për mjedisin (trajtimin e mbetjeve).

2.Nuk do t’i jepet në menaxhim qeverisë Shqiptare, por do të menaxhohen nga shoqëria Gjermane për bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

3.GIZ është garanci që këto fonde do të mirëmenaxhohen dhe do të shkojnë në shërbim të qytetarëve shqiptar deri në qindarkën e fundit (në 6 bashki).

4.Skema e riciklimit është e propozuar nga PD dhe konform rregullave të BE për mjedisin, nuk ka asnjë lidhje me inçeneratorët.

Në mediat “familjare non grata” trumbetohet si bashkim votash me PS për inçeneratorët. E të gjithë e dinë se PDSH dhe Kryetari i saj z. Lulzim Basha i parapriu denoncimeve të aferës korruptive të inçeneratorëve.

Pyetja që lind është: “Përse për të disatën herë foltorja kërkon të turbullojë opinionin publik ashtu sikurse bën edhe Rama me mediat e tij kur është në hall të madh?!

1. Foltoristët nuk bëjnë dot fushatë në Kukës sepse Kukësi i ka përzënë (50 veta ishin në takimin e prezantimit të kandidatit). Kjo se abandonojnë “non gratën”. E njëjta situatë u pa dhe dje me abandonimin që i bënë kryebashkiakët legjendës.

2.Rritet çmimi i karburantit dhe ata nuk kanë asnjë fjalë.

3.SPAK po troket në dyert e “non gratës” dhe Ilir Metajt.

4. Ardhja e listës me emrat e rinj “non grata” nga Britania e Madhe ka sjell panik në radhët e tyre.

5.Për kullën mes Tirane, nuk kanë një fjalë për të thënë.

6.Skandali McGonigal i kaluar në mënyrë qesharake, ku doktor non grata e ktheu nga skandal ndërkombëtar në ngjarje me “pullë rozë”.

7.Llumzhytja i sjell paaftësi për përballje në parlament qoftë dhe me Elisa Spiropalin.

8. Thirrja ndaj SPAK ” merruni me mua dhe jo me fëmijët e mi”, tingëllon vetëposhtëruese më shumë se dëshpëruese.

Realiteti është i qartë, se takimet që i trumbetojnë si strategji për senaca plenare dhe aksion opozitar, i kanë për baltosjen dhe shtrembërimin e të vërtetave.

Në këtë seancë deputetët e Bardhit nuk morën pjesë në votim. Foltorja votoi kundër.

Kjo tregon që kur ata takohen vetëm koordinim nuk bëjnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular