BallinaBotaPërmbytjet pas stuhisë “Daniel” në Libi, shkon në 11 mijë e 300...

Përmbytjet pas stuhisë “Daniel” në Libi, shkon në 11 mijë e 300 numri i viktimave! Ja sa persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur

spot_img
spot_img

Ka shkuar në 11 mijë e 300 numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese që goditën Dernën në Libi.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, rreth 10 mijë e 100 persona të tjerë mbeten të zhdukur në Derna, qytetin me 100 mijë banorë të Libisë Lindore, pas stuhisë “Daniel”.

Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), përmbytjet gjithashtu vranë të paktën 170 njerëz në vende të tjera në Libinë lindore.

Një ekip shpëtimi nga Malta gjeti qindra trupa në një plazh në Derna, Libi, i cili u godi nga përmbytjet të premten, njoftoi Agjencia për Mbrojtjen Civile të Maltës.

“Ka qenë ndoshta rreth 400, por është e vështirë të thuhet,” tha Natalino Bezina, kreu i ekipit maltez, për gazetën Times of Malta.

Malta të mërkurën vendosi në dispozicion një ekip prej 72 shpëtimtarësh nga ushtria dhe shërbimi i mbrojtjes civile.

Zbulimi i tmerrshëm u bë nga një ekip prej katër vetash, të cilët fillimisht gjetën shtatë trupa, përfshirë ato të tre fëmijëve, në një shpellë buzë detit.

Trupat besohet se janë marrë në det nga përmbytjet e shkaktuara kur shirat e dendur nga stuhia Daniel shkaktuan shembjen e dy digave, duke rrëmbyer një të katërtën e qytetit bregdetar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular