Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka kritikuar “Rithemelimin” dhe Partinë e Lirisë, duke thënë se të votosh kundër projekteve të qeverisë gjermane, është si të votosh kundër BE-së.
Përmes një reagimi në Facebook, deputeti shkruan se të dalësh kundër BE-së, është shërbimi më i madh që një opozitë mund t’i bëjë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ai shtoi se këtë gjë mund ta bëjë vetëm një opozitë e izoluar dhe në konflikt me partnerët ndërkombëtarë.
”Te votosh kunder e te bllokosh grantet (ndihmat) dhe projektet e qeverise Gjermane,eshte te votosh kunder bashkepunimit me Gjermanine dhe me BE.Nuk ka asgje opozitare ketu,te pakten per nje Opozite demokratike properendimore.
Per Opozitat me frymezime sovraniste e leniniste qe po lindin mbase, por per PD kjo nuk do te ndodhe kurre.Te votosh si Opozite kunder bashkepunimit me aleatet strategjike eshte sherbimi me i madh qe mund ti behet Edi Rames,pasi nje Opozite e izoluar e ne konflikt me partneret nderkombetare eshte nje Opozite e dobet.Nese per te fituar ndonje bilete ne rreshtin e 2 apo 3 te Rithemelimi apo te LSI (se rreshtat e para jane zene) u duhet te hapin lufte dhe Gjermanise sikunder SHBA dhe Britanise..,Zoti ua drejtofte mendjen dhe rrugen ,pasi ketu ndahemi pa asnje keqardhje me kedo”, shkruan Çollaku.