VIDEO/ Gazment Koduzi: Loja me dy karrige që mbajnë në të ndenjurat e tyre ca deputetë të PD, ka marrë fund!

0
261

Gazment Koduzi, anëtar i kryesisë së PD, në një intervistë për Euronews Albania, ka analizuar zhvillimet e fundit brenda PD dhe aksionin e një grupi deputetësh me në krye Gazment Bardhin për t’u bashkëngjitur me Rithemelimin e Berishës.

Ndër të tjera ai u shpreh se loja me dy karrige që mbajnë në të ndenjurat e tyre ca deputet të PD, ka marrë fund dhe kush është në PD të njohë institucionet dhe vendimarrjet e Partisë Demokratike. Kush është me Sali Berishën të shkojë tek ai.

Koduzi: Çështja është që kush nuk njeh institucionet dhe vendimet e PD-së nuk mund të jetë zyrtarisht pjesë e saj. Dhe unë tani mendoj që është momenti që hallka e fundit, ata deputetë që po i përdor Berisha dhe po joshet Edi Rama me oligarkët e tij për interesat e tyre të bëjnë një ndarje të qartë.

GazetarjaPra duhet të përjashtohen nga Partia Demokratike deputetët të cilët nuk janë në linjën e PD-së zyrtare?

KoduziJo nuk është çështje përjashtimi. Nuk mund te flasësh në emër të PD-së dhe të njohësh për kryetar Sali Berishën. Nuk mund të ketë njerëz të cilët prezatohen në emër të PD-së dhe nuk njohin institucionet. Dhe unë mendoj që loja me dy karrige që mbajnë këto deputetë në të ndenjuratce tyre duhet të mbarojë punë. Kush është në PD të njohë institucionet dhe vendimarrjet e Partisë Demokratike. Kush është me Sali Berishën të shkojë tek ai.