Pasim i Hysajt, Asani bën 10 hapa të vegjël “studiues” dhe më pas një gjuajtje madhështore duke tundur rrjetën e Polonisë. Të asaj Polonie që kishim 70 vite pa e mundur.
“Është goli më i bukur në karrierë, por nuk është rastësi, sepse stërvitem 30 minuta çdo ditë pas stërvitjes”, thotë Jasir Asani ekskluzivisht për “Panorama Sport”.
Shqiptarin nga Shkupi prej vitesh stafi i Kombëtares e ka pasur para syve, por u desh Silvinjo që t’i jepej një shans.
“Nuk dua të bëj polemika”, thotë ai, “thjesht e falënderoj shumë trajnerin që ma dha mundësinë”.
Në rrëfimin për gazetën, ai tregon anën tjetër të Jasirit dhe thotë se një trajner rus ka ndikuar më shumë në karrierën e tij.
Sa herë e keni provuar atë gjuajtje më parë?
Shpeshherë. Këtu te skuadra ime e provoj shpesh. Rri zakonisht 20 ose 30 minuta pas stërvitjes dhe bëj prova me njërin prej portierëve që ka durim të qëndrojë me mua…(qesh)
Çfarë është Kombëtarja shqiptare për ju?
Është jetë.
Çfarë ju thanë familjarët tuaj pas ndeshjes me Poloninë?
Nuk munda t’i takoj, por fola në telefon. Babai kishte qarë shumë. Ishte emocionuar pa masë dhe kishte qarë edhe në stadium shumë. Jam i lumtur për ata, për vete dhe për Shqipërinë. Kemi tifozë të jashtëzakonshëm dhe shpresoj që t’ua shpërblej gjithnjë me paraqitje sa më të mira. Unë do të jap gjithçka në fushë.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”
JETMIR HALILAJ-PANORAMASPORT.AL