BallinaOP EDKush e ka nr e Lindita Nikollës?!

Kush e ka nr e Lindita Nikollës?!

spot_img
spot_img
Nga Besart Logu
Që prej Kuvendit të 2 shtatorit, kur Partia Demokratika miratoi statutin e ri e rrjedhimisht nisi organizimin ndryshe nga më parë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë është vënë në dijeni shkresërisht se kreu i ri i grupit parlamentar është z.Basha, i cili më tej autorizoi zj.Açka për ta ushtruar këtë detyrë. U bënë më shumë se dy javë dhe Lindita Nikolla nuk është shprehur ende në lidhje nga sa më sipër.
Po pse zj.Nikolla nuk përmbush detyrimet që i ngarkon ligji? Fare e thjeshtë; me urdhër të Edi Ramës investohet që Partia Demokratike mos të dalë nga kolapsi i debatit të brëndshëm në lidhje me përfaqësimin e saj. Ajo u mjaftua me një deklaratë në seancën plenare të 14 shtatorit por nuk ka konkluduar me vendim. Pra, çështja e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike nuk ka marrë zgjidhje përfundimtare për shkak të mungesës së vendimarrjes nga ana e Kuvendit.
Shumëkush, deklaratën e saj se i ka ardhur një shkresë nga z.Basha e kuptuan sikur kjo çështje mori zgjidhje por në fakt vetëm sa nxiti më tej konfliktin e brëndshëm. Mazhoranca e ka kaluar tashmë debatin në një tjetër nivel; kreu i grupit parlamentar është zj.Açka autorizuar nga Lulzim Basha apo z.Bardhi autorizuar nga Sali Berisha?
Investimi direkt i zj.Nikolla, padiskutim me urdhër të Edi Ramës, tregon se Trekëndëshi i Bermudës është në unison kundër ngritjes dhe konsolidimit të një force politike euro-atlantike. Filozofia izolacioniste e treshes Berisha-Meta-Rama e ka burimin te veprimtaria hetimore, sidomos e pavarur, e Prokurorisë së Posaçme. Ata nuk e duan integrimin e Shqipërisë. Nuk duan hapjen e vendit dhe rritjen e bashkëpunimit të institucional me organizata partnere sepse zbulohen lidhjet e politikës me çunat problematik të Londrës dhe mbarë Europës ku në çdo raport shqiptarët rezultojnë dominant të tregut të narkotikëve. Ata nuk duan zhvillim ekonomik sepse blihen më lirë votat. Ata nuk duan institucione sepse sipas tyre vullneti i 1-shit prevalon mbi gjithçka. Thënë ndryshe, çfarë nuk do njëri nuk duan as dy të tjerët. Kjo sepse kanë të njëjtin qëllim për shkak të të njëjtit hall; frikën nga drejtësia.
Mosveprimi i zj.Nikolla, duke mosdalë me vendim, shfaq dhe një anë tjetër të errët të saj. Zero kulturë institucionale. Nuk njeh institucionet e dala nga vota e antarësisë së PD. Nuk njeh shkresat dhe komunikimin institucional. Koha, jo shumë e largët, ka provuar se me kreu e Kuvendit komunikimi më efikas është ai në whats up. Kujtoj këtu mesazhet e z.Noka që kërkonte fjalën për procedurë në emër të Berishës. Provë e qartë se për zj.Nikolla nuk është rasti i parë që ajo investohet për të thelluar edhe më tej debatin e brëndshëm në PD. Prandaj, në mënyrë që çështja e kreut të grupit parlamentar të PD të marrë zgjidhje përfundimtare, përsëris pyetjen e bërë në fillim: Kush e ka nr e Lindita Nikollës?!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular