Flutura Açka mësohet se është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e cila është zhvilluar sot. Açka është larguar nga mbledhje për të mos e bërë situatën qesharake, ne dy kryetar grupi për PD. Kujtojmë se sikundër raportuam edhe më herët gjatë ditës së sotme, në këtë mbledhje ishte ftuar edhe Gazment Bardhi edhe Flutura Açka, ndërsa Kuvendi ende nuk ka shprehur se cilin njeh si kryetar grupi.
Postimi i Açkës në Facebook:
Kuvendi NUK u shpreh
dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve – nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situtës mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!”.
Do t’i lutesha medias të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilës (mund) t’ia çoj.
Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët.