Skena të shëmtuara janë regjistruar në dhomën e zhveshjes së Mançester Junajtid pas humbjes 1-3 nga Brajton në fundjavë “Old Trafford”.
“The Sun” raporton se pas duelit të vlefshëm për kampionat në dhomën e zhveshjes, Bruno Fernandes ka folur me zë të lartë me Mek Tominei dhe përveç kësaj ka shpërthyer një sherr edhe mes Lisandro Martinez dhe Victor Lindelof. Madje është dashur të ndërhyjë trajneri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag që situata e tensionuar të mos dilte nga kontrolli. Vlen të theksohet se nesër mbrëma, 20 herë kampionët e Anglisë, do të përballen me Bajern Mynih në ndeshjen e parë të grupeve të Champions League. Ndeshja do të startojë në “Allianz Arena” në orën 21:00. PANORAMASPORT.AL