Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Tiranë. Sipas News24, i plagosur ka mbetur një efektiv policie i forcave “Shqiponja”.
Ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit të Pediatrisë, ndërsa efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.