BallinaUncategorizedTragjedi në Malin e Zi/ Autobuzi me pasagjerë del nga rruga dhe...

Tragjedi në Malin e Zi/ Autobuzi me pasagjerë del nga rruga dhe bie në humnerë, të paktën 2 persona të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Obzovicë të Malit të Zi, ku një autobuz me 30-35 pasagjerë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë saj.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, të paktën dy persona kanë humbur jetën, ndërsa disa persona janë lënduar në aksidentin që ka ndodhur në rrugën Cetinje-Budvë. Informacionet e para nga Drejtoria e Policisë thanë se kanë humbur jetën tre persona, por mjekët deri më tani kanë konfirmuar vdekjen e dy pasagjerëve. Prokurorja e shtetit, Anxha Radovanoviç, tha se ende nuk e kanë vërtetuar identitetin e gruas që ka vdekur dhe se burri që ka vdekur ishte shtetas i Britanisë së Madhe. Ajo tha se në këtë aksident trafiku është konstatuar se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 22 persona janë lënduar, nëntë prej të cilëve janë shtruar në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKK). Shoferi i autobusit aktualisht ndodhet në Spitalin e Përgjithshëm të Cetinjes dhe për shkak të lëndimeve të rënda do të transferohet në QKKG”, tha Radovanoviç. Ajo tha se për momentin nuk kanë informacion për shkakun e aksidentit, por se kanë njohuri paraprake se nuk ka pasur kontakt mes autobusit dhe një mjeti të gjatë që kalonte aty pranë. “Në vendin e hetimit kam gjetur pjesëtarë të Drejtorirë së Policisë, zjarrfikës dhe oficerë të ambulancës”, ka shtuar Radovanoviç. Shoferi i autobusit SN (36) është dërguar në polici dhe është ndaluar.

Ai është ankuar tek ekipi i mjekëve, të cilët kanë zbritur të parët në vendin e aksidentit, se ka ndjerë dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës dhe se më pas autobusi ka goditur argjinaturën në rrugën për në Obzovicë në të djathtë dhe më pas mjeti ka rënë në humnerë.

Vijesti raportoi se 17 persona të lënduar lehtë janë transferuar në spitalin e Cetinjes, ndërsa një i lënduar më rëndë është transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular