BallinaUncategorizedZgjedhjet në Kukës/ Analisti i Syri TV, Redon Meksi: Oligarku Kastrati qëndron...

Zgjedhjet në Kukës/ Analisti i Syri TV, Redon Meksi: Oligarku Kastrati qëndron prapa dhe sponsorizon të dy kandidatët e PS dhe Rithemelimit!

spot_img
spot_img

Analisti i përheshëm në emisionin “Task Force” të Sonila Meço në Syri Tv, Redon Meksi, ka lëshuar një deklaratë të fortë në televizionin MCN. Duke diskutuar për zgjedhjet e 24 shtatorit për kryebashkiakun e ri të Kukësit ai ka thënë se të dy kandidatët e vetëm që garojnë, (Emri Vata i Rithemelimit dhe Albert Halilaj i PS), janë përzgjedhje dhe të sponsorizuar nga biznesmeni Shefqet Kastrati i cili ka intetesa të mëdha në këtë qark pasi posedon koncesionin e Rrugës së Kombit dhe atë të aeroportit të Kukësit përveç të tjerave. Meksi shtoi se emri i Emri Vatës pavarësisht se “doli” nga një proces primaresh, ka qenë i paracaktuar që nga Tirana.

Meksi: Unë kam dëgjuar dhe nga Kukësi që mund të ketë një problem, që mund të jetë një problem për Kukësin dhe kandidatin, fjalë që mund të kemi një oligark nga pas, si për kandidatin e PS, si për atë të PS.

Gazetarja: Po ma kanë thënë dhe mua në këtë studio.

Meksi: Flitet për Kastratin gjithmonë që sponsorizon si njërën palë, si tjetrën. Thuhej që emri i Vatës ka dalë më përpara se zgjedhjet e primareve, mua në fakt më është thënë kjo, pjesën si u bënë primaret. Bërja e primareve në Kukës, ishte shkelje e statutit, e rregullores sepse nuk mori 50%, sepse nga 600 vota mori 200. Duhej të dilte në balotazh, detyrimisht si e kanë patur në rregulloren e zgjedhjeve. Mund të them që mund të ketë ndërhyrje nga sipër në PD, që kjo mos të ndodhë, ose një shtysë më para.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular