Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, për pasoje ka mbetur i vrarë shtetasi Valter Fierza. Raportohet se të shtënat janë konstatuar pranë kishës së Hotit të Ri, ndërsa ende nuk dihen rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Forca të shumta policie kane shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur vrasjen.