Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është shprehur se është e pakuptimtë që në një krah qeveria të bëjë sikur e lufton kanabisin dhe në anën tjetër ta legalizojë atë.
Komentet Zhupa i bëri gjatë fjalës së saj në Kuvend, ku tha se nëse kanabisi legalizohet, prokurorët e kanë shumë të thjeshtë të manipulojnë dhe lehtësojnë akuzat edhe për trafikantët e tjerë.
Si shembull ajo mori rastin e dhunës me shkopinj bejsbolli të anëtarëve të fisit Rraja ndaj 2 kushërinjve të fisit Maja, ku prokuroria e konsideroi dhunën e ushtruar si “plagosje e lehtë”.
“Pensionet janë në kufijtë e mbijetesës. Pensionistët shqiptarë e kanë të pamundur të jetojnë dhe jo të jetojnë me dinjitet, por të mbijetojnë. Janë plot mbi 580 mijë pensionistë në zonat urbane dhe të tjerë në zonat rurale, nga të cilët asnjëri prej tyre nuk mund të jetojë i lumtur. Kemi gati një vit që diskutohet për minimumin jetik. Ky Parlament e lë në sirtarët e Komisioneve dhe nuk u fut për shqyrtim minimumin jetik. Lini në kufijtë e mbijetesës 600 mijë shqiptarë.
Duke mos vendosur minimumin jetik, ju shkelni atë që thotë Kushtetuta e vendit. Që individi të ketë të paktën jetë dinjitoze. Ju i keni privuar njerëzit nga kjo dhe nuk e keni shqetësim të diskutoni në këtë kuvend për t’i dhënë mundësi 600 mijë shqiptarëve që të jetojnë me dinjitet. Aksioni i fundit i Policisë tregoi se në çfarë niveli është përhapur droga në rininë shqiptare. Një qeverisje që i krijon ligjet vetëm nëse janë në interes të një grupi oligarkësh, apo i shërbejnë interesave qytetare. Hajde ta ndajmë pastaj nëse e kemi drogën për përdorim vetiak, apo për sëmundjet që do trajtohen. Prokurorët e trajtojnë se dëmtime të lehta thyerjet e kockave të kafkës me shkopa bejsbolli. Imagjino sa të thjeshtë e kanë pastaj që ta klasifikojnë drogën siç duan. Smundet të jenë të dyja, edhe e luftojmë edhe e legalizojmë drogën”, u shpreh Zhupa. Panorama