Pas gati 24 orësh kërkimi policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes së efektivit të “Shqiponjave”, Edlir Alleshi. Në orët e mbrëmjes së kësaj të enjteje, policia ka njoftuar se në pranga është vënë Klered Bozhanaj, 42 vjeç. Po ashtu, policia thotë se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.
“Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se: Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar”, sqaron policia.