Vrasja me armë zjarri e të riut në Shkodër, policia kreh zonën! Ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorit

0
216

Një vrasje me armë zjarri tronditi këtë të enjte Shkodrën. Mësohet se në rrethana ende të paqarta është vrarë Valter Fierza 33 vjec.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hot i Ri, ndërsa policia thotë se janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.