Ndarja e Olsi Bylykut me Eglin ka shoqëruar ndjekësit për javë me rradhë. Pas 4 vitesh së bashku, dyshja i dha fund, por për ndjekësit nuk ka mbaruar këtu. Duke e shndërruar këtë histori në një telenovelë të mirëfilltë, detaje të ndryshme që kanë qarkulluar, kanë “detyruar” jo rrallë protagonistët që të reagojnë në lidhje me këtë ndarje.
Për herë të parë ka folur Egli, ndonëse ende nuk e ka zbuluar shkakun që i çoi në ndarje. Ndërsa shprehet se është mirë edhe pse ka kaluar një periudhë ndryshe, ajo thekson se ka vendosur të ecë me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe se pas saj vjen diçka pozitive.
“Mendoj se kishte ardhur koha të lëmë pas gjithë gjënë që ndodhi dhe t’i rikthehemi normalitetit. Jam mirë, jam shumë mirë, ka qenë një periudhë ndryshe, kam njohur veten time, jam falënderuese që ndodhi si moment sepse s’do e kisha njohur asnjëherë këtë anë timen nëse s’do gjendesha përballë gjërave që kanë ndodhur, kam vendosur të eci me mendimin që çdo gjë ndodh për një arsye dhe është çdo gjë për mirë.
Është krejt normale që patjetër ka pasur momente të caktuara që ndjehet mungesa sepse ka qenë një lidhje e konsoliduar dhe relativisht e gjatë, kështu që ka edhe momente që ndjen edhe mall bashkë me lëmshin e të gjitha ndjesive të tjera që ke, ka edhe ndonjë shkëndijë malli nuk diskutohet, por jam ok, jam shumë mire, jam e lumtur”, u shpreh Egli.