BallinaAktualitet“Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha”- Basha në familjen e ish...

“Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha”- Basha në familjen e ish të persekutuarit politikë në Krujë: Të ngrihet muze në kujtim të viktimave të komunizmit

spot_img
spot_img

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar me familjen e ish të persekutuar politik Zyber Sallaku në Krujë.

Basha u shpreh se shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë dhe se duhet ngritur një muze në kujtim të viktimave të komunizmit.

“Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Është i domosdoshëm nderimi i sakrificave të tyre, edhe përmes ngritjes së muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe monumenteve të tjera të kujtesës.

Që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Gjithashtu Basha u takua me qytetarë dhe me sipërmarrës në Krujë

“Folëm për situatën ekonomike dhe gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve krutane.

Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

Ne do jemi tërësisht në shërbim të njerëzve, që t’i ndihmojmë gjithë familjet shqiptare të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm!”, u shpreh kreu i PD-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular