Nga Azgan Haklaj
E vërteta shkëlqeu në diellin e kësaj vjeshte magjike!
E vërteta shkëlqeu në diellin e kësaj vjeshte magjike!
Faleminderit USA që nuk e le të vertetën të varroset!
Dje ish-shefi i kundërspiunazhit në zyrën e FBI-së në New York McGonigal sipas asaj që ishte paralajmëruar u paraqit në Gjykatën Federale të Washington DC pas marreveshjes së arritur me parë me prokurorët për të pranuar fajsinë.
Nga 10 akuzat 8 prej tyre u rrëzuan.
Është fakt që dy akuzat e pranuara ndonëse duken të ndara kanë lidhje ekskluzive me Shqipërinë.
E jo vetëm me Shqipërinë si terrenin ku janë zhvilluar aferat korruptive por me kryeministrin e vendit Edi Rama.
Edhe kjo nuk bën lajm pasi ka kohë që dihet dhe është i konsumuar ndonëse jam i sigurt se shifrat janë minore përballë korrupsionit të tmerrshëm shoqëruar me konspiracion.
Ajo që përbën lajm është një fjali pyetsore drejtuar McGonigal nga gjykatësja e çështjes.
Pyetja ishte saktësisht kjo:
“A keni lobuar në FBI dhe Departamentin e Drejtësisë kundër një partie politike në Shqipëri e cila është e kundërt me atë të kryeministrit Edi Rama”?
Përgjigja e ish kryeagjentit ishte:
“Po”.
Pikërisht këtu mbaron edhe ligjërisht odisea e konspiracionit përndjekës e përbaltjes ndaj PD-së dhe liderit të saj Lulzim Basha, e cila prodhoi jo vetëm inkuizicion, kryqëzatë kundër tij, por copëtoi forcën e parë të shpresës e demokracisë në Shqipëri.
Tani ka folur qartë e saktë drejtësia e vendit kampion të globit dhe ç’do murmuritje non-gratash e të deshpëruarish manipulatorë të së vërtetës të rreshtuar në një front të poshtër kundër Lulzim Bashës për ti rrëmbyer atij postin e fituar me votë atë të kryeministrit të vendit, por edhe për ta zhytur Shqipërinë siç edhe ndodhi në kënetën moçalore të vjedhjes, korrupsionit, drogës, depopullimit.
Përveç Edi Ramës mbrëmë ju tha pështyma në fyt edhe Sali Berishës dhe doli sheshit pazari i nëndheshëm mes tij dhe pinjollëve të komunizmit, jo vetëm për interesa okulte hajnie, por ndoshta pak me larg..në Moskë, Beograd dhe Athinë.
Pafytyrësia e Berishës nesër mund të shkojë deri aty sa të thotë në media…se partia e sulmuar nga McGonigal &Co nuk është PD-ja dhe Basha por partia e Jenisherit e Kërporata.
Po e mbaroj opinionin tim me një fjali:
Faleminderit USA që nuk e le të vërtetën të varroset.
Qe nesër koha e konpiracionit do të ketë ngrica.
Tani është koha e bashkimit dhe orientimit tonë politik e human të demokratëve në betejën kundër gangrenës Rama-Berisha-Meta.
Sot nuk ka më dilema…e vërteta po shkëlqen në diellin e kësaj vjeshte magjike.