BallinaAktualitetMos harroni çadrën! Vranësira e reshje shiu, si parashikohet moti javor, ja...

Mos harroni çadrën! Vranësira e reshje shiu, si parashikohet moti javor, ja sa do të jenë temperaturat maksimale

spot_img

Vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezente përgjatë kësaj jave në vendin tonë.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 33 gradë celcius përgjatë ditës së martë, mërkurë dhe enjte, më pas temperaturat do ulen sërish.

Parashikimi i motit nga Shërbimi Metorologjik Ushtarak:

Ditën e Hënë vendi ynë do të ketë mot me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të jenë prezente të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Ditëm e Martë dhe ditën e Mërkurë moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe kthjellime. Përgjatë relieveve malore në mesditës në jug të vendit vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Ditën e Enjte dhe të Premte moti do të jetë me kthjellime dhe zhvillime të vranësirave në mesditë.
Reshjet do të jenë prezente në juglindje të vendit me me intensitet të ulët e lokalisht mesatar përqëndruar përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë bregdetit era fiton shpejtësi 12-14m/s, kryesisht ditën e Hënë dhe të Martë.  Valëzimi në dete do të jetë I forcës 2-3 ballë.

Ju falenderojmë që na ndiqni, kalofshi javë të këndshme!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular