Vazhdon numërimi i fletëve të votimit në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit.
Në 44 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 6909 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 4244 vota.
Kandidati i PS ka marrë deri më tani rreth 2665 vota më shumë se ai ai BF.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%.