Nga Sabah Sheta
Mëngjesi i djeshëm gjeti në Krujë kryetarin e PDSH z.Lulzim Basha. Unë si kryetar i degës së PD, por edhe si krutan së bashku me anëtarët dhe drejtuesit e tjerë të familjes sonë politike, patëm nderin dhe kënaqësinë që të shoqëronim Bashën, të kalonim një ditë të bukur mes bashkëqytetarëve tanë të shtresave të ndryshme të shoqërisë, ama ditëm që me mikëpritjen që karakterizon çdo krutan, duke bashkëbiseduar me liderin e opozitës të diskutonim dhe hallet dhe shqetësimet tona.
Mëngjesi i djeshëm gjeti në Krujë kryetarin e PDSH z.Lulzim Basha. Unë si kryetar i degës së PD, por edhe si krutan së bashku me anëtarët dhe drejtuesit e tjerë të familjes sonë politike, patëm nderin dhe kënaqësinë që të shoqëronim Bashën, të kalonim një ditë të bukur mes bashkëqytetarëve tanë të shtresave të ndryshme të shoqërisë, ama ditëm që me mikëpritjen që karakterizon çdo krutan, duke bashkëbiseduar me liderin e opozitës të diskutonim dhe hallet dhe shqetësimet tona.
Duke i vënë pikën mbi “i” çdo problematike, kërkuam nga Lulzim Basha që ato të kenë vëmendjen e PD sot në opozitë, të shënohet çdo problematikë që ka zona dhe shoqëria dhe kërkuam zotimin e tij që nesër si kryeministër të gjejë zgjidhje për Krujën e harruar jo vetëm nga qeverisja e Rilindjes, por duhet theksuar edhe nga qeverisja e PD. |
“Mirëmëngjes nga Kruja”- do të thoshte Lulzim Basha në rrjetin social Facebook, për t’u kthyer në orët e vona të mbrëmjes në Tiranë, teska dita na rrëmbeu në takime të pafundme të dedikuara, por dhe takimet rrugë e rrugica, në lokale të ndryshme të zonës me qytetarë të cilët shfaqën interes për ardhjen e Bashës në Krujë dhe në ato pak minuta në rrugë diskutuan për të ardhmen e tyre si dhe pyesnin se; cila do të ishte e ardhmja e këtij vendi e marrë peng nga një klasë politike 33-vjeçare që përpiqet përmes mekanizmave të pandershëm të kontrolloj çdo gjë në këtë vend dhe përpjekur për të stopuar progresin e Shqipërisë për interesat e tyre meskine.
Hallet me të cilat përballen krutanët si gjithjë shqiptarët janë të shumta, ndaj nevoja për t’i dëgjuar dhe qenë zëdhënësi ngritjes së këtyre problematikave është jetike, kështu që së bashku me z.Basha dëgjuam nga afër qytetarë dhe me sipërmarrës në Krujë të cilët i parashtruan shefit të opozitës gjendjen e vështirë me të cilën po përballen shumica e familjeve krutane. Përballë kësaj situate më alarmantja për Krujën dhe jo vetëm, por Shqipërinë, është largimi i rinisë, ndaj z.Basha në një bashkëbisedim më të rinjtë dëgjoi nga goja e tyre sa e pashpresë është sot të qëndrosh në shtëpinë dhe familjen tënde duke kërkuar prej tij që t’u prijë përballë regjimit Rilindas i mbështetur dhe nga dy brinjët e tjera të trekendëshit të Bermudës duke i kërkuar plan konkret dhe obligim për ndryshimin e situatës në vend, sapo ai të jetë kryeministër.
Shoqëria jonë, aq më tepër PD u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë duke qenë se nuk kanë qenë në lartësinë deri më sot për iu kthyer këtë borxh që forca antikomuniste e krijuar pas rënies së komunizimit u zotua të kryejë! Ndaj dje në Krujë tek familja e Zyber Sallakut, ish-i persekutuar politik dëgjuam që PD duhet të ketë një vlerësim dinjitoz ndaj kësaj shtrese sikurse dhe të ketë ligj për pastrimin e figurës ku persekutorët të mos sillen sot si triumfatorë dhe kenë poste drejtuese dhe përfaqësimi.
Me sipërmarrës, fermerë dhe banorë në Gramëz, diskutuam për mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe vështirësitë e shumta më të cilët përballen duke mbajtur shënim sugjerimet e tyre për t’i dhënë fund kësaj situate dhe për të ndërtuar alternativën që presin shqiptarët.
Ditën e mbyllëm një bashkëbisedim miqësor në familjen e Pren Cakës, një aktivist dhe kontributor i pakursyer i PD, si shembull që Basha dhe forca politike jona ka dhe do të ketë në vëmendje maksimale qëndrestarët, ata që kanë ditur vetëm të japin që nga themelimi i saj, duke mos u vlerësuar asnjëherë mbi meritokracinë dhe jo llokmën e ndarjes së pushtetit në rrethe të ngushta.
Rreth orës 21:00 të mbrëmjes Lulzim Basha do të largohej nga Kruja demokratike dhe historike, e besës dhe fjalës së dhënë që do të ketë mbështetjen e saj, por duke kërkuar nga shefi i opozitës dhe kryeministri i ardhshëm mbajtjen e angazhimeve dhe zgjidhje të problemeve mbi shënimet e marra, të atyre që dëgjoi dhe do të dëgjojë në vijim!
Kruja meriton vëmendje, Meriton dinjitet dhe kjo do të ndodh me kthimin e PD në pushtet, ndaj ftoj çdo demokrat që kemi qenë në rrugëtimin tonë të përbashkët 33-vjecar, që të japin kontributin tonë konkret për fitoren në zgjedhjet e 2025 ose qofshin dhe të parakohshme!
Ftoj çdo qytetar të paangazhuar politikisht apo dhe të majtë t’i bashkëngjitet rrugëtimit tonë politik larg politikës së kapur nga oligarkia ekonomiko-politike sepse Shqipëria do të bëhet me PD dhe Lulzim Bashën kryeministër.