BallinaAktualitetVdes në spitalin e burgut bosi i mafias ‘Cosa Nostra’, Matteo Mesina...

Vdes në spitalin e burgut bosi i mafias ‘Cosa Nostra’, Matteo Mesina Denaro qëndroi në arrati për 30 vjet

spot_img

Pas një agonie disa ditore vdes në spitalin e L’Aquila, bosi i Cosa Nostra-s, Matteo Messina Denaro, i cili u arrestua pak kohë më parë pas më shumë se 30 vitesh arrati.

Bosi mafioz 62-vjeçar vuante nga një formë e rëndë e kancerit të zorrës së trashë, e cila u diagnostikua ndërsa ishte ende në kërkim.

Pas kapjes së tij, Messina Denaro iu nënshtrua kimioterapisë.

Në 9 muajt e paraburgimit, ai iu nënshtrua dy operacioneve kirurgjikale të lidhura me ndërlikimet e kancerit.

Para se të vdiste ai takoi disa anëtarë të familjes dhe i dha mbiemrin vajzës së tij Lorenza Alagna, të cilën e kishte fshehur dhe nuk e kishte njohur kurrë.

Vajza, e cila e kishte takuar për herë të parë të atin në burg në prill, së bashku me një nga motrat e bosit mafioz dhe mbesën e saj Lorenza Guttadauro, kane qenë prane tij ne momentet e fundit te jetes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular